Shëndeti
dhe Mirëqenia e Fëmijëve
Në fushën e Shëndetit dhe MirëUshqyerjes, ndërhyrjet tona fokusohen në reduktimin e faktorëve të rrezikut për Sëmundjet Jo të Transmetueshme (SJT) dhe përmirësimin e përgjigjeve ndaj emergjencave shëndetësore për fëmijët e shkollave në Shqipëri. Ne promovojmë sjellje të shëndetshme te fëmijët e shkollave 9-vjecare(mosha 6-16 vjeç) duke nxitur ushqyerjen e mirë, aktivitetin fizik dhe shmangien e duhanit, alkoolit dhe drogave. Ndëhyrjet tona i pajisin fëmijët me aftësi dhe njohuri thelbësore për të parandaluar faktorët e rrezikut për SJT dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive emergjencat shëndetësore, përfshirë COVID-19. Përveç kësaj, ne angazhojmë mësuesit, drejtorët e shkollave dhe profesionistët e shëndetit në nxitjen e sjelljeve të shëndetshme, praktikave higjienike dhe mjediseve të sigurta brenda shkollave, duke krijuar korniza mbështetëse për mirëqenien e fëmijëve. Gjithashtu, ne avokojmë që qeveritë qendrore dhe vendore të përmirësojnë shëndetin publik përmes qasjeve ndërsektoriale dhe të bazuara në të dhëna, standarde të udhëzimeve të përditësuara, duke siguruar një qasje të plotë për promovimin e shëndetit në shkolla.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe strukturat lokale, programi fokusohet në mbështetjen e të gjithë fëmijëve të shkollave fillore në Shqipëri, si dhe familjeve dhe komuniteteve të tyre, për t’u angazhuar në praktika të jetesës së shëndetshme që përfshijnë aplikimin e një diete të shëndetshme dhe ushqyese, kryerjen e aktiviteteve fizike dhe shmangien e duhanit, alkoolit apo drogave të dëmshme.