Save the Children në Shqipëri

Save the Children në Shqipëri punon për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve në qarqe të ndryshme të vendit, zona urbane dhe rurale, që nga viti 1999.

Puna jonë përqëndrohet te ndihma për fëmijët më në nevojë, të cilët shpesh janë të përjashtuar për shkak të faktorëve si varfëria, aftësia e kufizuar, vendi ku banojnë, gjinia apo etnia e tyre. Programet dhe avokimet tona synojnë të fuqizojnë fëmijët në mënyrë që këta të marrin pjesë më shumë në shkollë dhe në jetën e komunitetit dhe të kenë një zë në vendimet që prekin të drejtat dhe jetët e tyre.

Ne mbulojmë fusha të ndryshme si Arsimi Bazë dhe Kujdesi e Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme; Mbrojtja e Fëmijëve, Varfëria e Fëmijëve dhe Sigurimi i Jetesës te të Rinjtë; Shëndeti dhe të Ushqyerit dhe Ndihma në Emergjenca, si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale.

Qëllimi ynë strategjik për vitet 2025-2027 është të garantojmë që të gjithë fëmijët të rriten të shëndetshëm, të mësojnë dhe të jenë të mbrojtur, me një fokus të veçantë tek ata që përballen me sfida që kanë të bëjnë me varfërinë, vendodhjen, gjininë, etninë apo aftësinë e kufizuar. Ne punojmë për të arritur ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme për fëmijët në Shqipëri.

Save the Children njihet për programet cilësore që ofron për fëmijët dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me ministritë dhe rrjetet e shoqërisë civile. Ne bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare duke ofruar ndihmë teknike dhe mjete praktike për të mbështetur zbatimin e ligjeve dhe politikave që sjellin përfitime për fëmijët.

Në vitin 2022, Save the Children në Shqipëri krijoi një Bord të ri Drejtues, kryesisht i përbërë nga shtetas shqiptarë, për të rritur ndikimin e saj në nivel kombëtar. Fokusi ynë mbetet tek arritja e fëmijëve në nevojë, advokimi për përmirësimin e politikave dhe alokimin më të mirë të fondeve për fëmijët si dhe sigurimi i shërbimeve cilësore për fëmijët dhe familjet në nivel vendor.

Vizioni ynë Strategjik për 2025-2027

Save the Children në Shqipëri do të vazhdojë të ndihmojë fëmijët më në nevojë, të advokojë në nivel kombëtar për përmirësimin e politikave dhe alokime më të mira financiare për fëmijët si dhe të punojë për të garantuar ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët dhe familjet e tyre në nivel lokal.

Qëllimi ynë është të jemi partneri i përzgjedhur në realizimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, duke synuar përmirësime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Do të punojmë për të arritur ndryshime të mëtejshme afatgjata për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipërisë duke advokuar për:

  • Fuqizim dhe Rritje Aftësish: Të ndihmojmë fëmijët, të rinjtë të mësojnë aftësi të reja për të gjetur punë më të mira dhe më të qëndrueshme.
  • Shërbime të Sigurta dhe Gjithëpërfshirëse: Të sigurojmë që fëmijët dhe familjet e tyre të kenë akses në shërbime të sigurta dhe mbështetëse në shëndetësi, arsim dhe shërbime sociale.
  • Pjesëmarrje Aktive dhe Llogaridhënie: Të nxisim fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të mbajnë autoritetet përgjegjës drejt përmirësimit të situatës së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Ne kemi arritur të ndërtojmë një reputacion të mirë në lidhje me ofrimin e programeve cilësore për fëmijët dhe krijimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe me ndikim tek strukturat kryesore të qeverisë dhe me rrjetet e shoqërisë civile (OJF dhe agjenci ndërkombëtare dhe lokale). Në vitet e fundit, qeveria shqiptare ka hartuar mjaft ligje dhe politika të reja që mbështesin arsimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe Save the Children është në një pozicion të përshtatshëm për të ofruar asistencë teknike, mjete praktike dhe përvojë në terren për të mbështetur autoritetet në zbatimin e këtyre ligjeve, në mënyrë që të arrihen rezultate në shkallë të gjerë.

Save the Children në Shqipëri është e angazhuar në mbështetjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe në garantimin e të drejtave për mbijetesë, arsim, mbrojtje dhe pjesëmarrje të të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

NDIKIMI YNË PËR 2023

3 people

97,112

Fëmijë u ndihmuan

holding-hands

2,147,789

Të rritur u ndihmuan

mother holding baby

12

Zona të ndërhyrjeve

Programet