Edukim

Në partneritet me Ministrinë e Arsimit, autoritetet vendore dhe komunitetet, programi ynë për Arsimin, Kujdesin dhe Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme synon të përmirësojë aksesin në një arsim cilësor për fëmijët e margjinalizuar në Shqipëri, duke përfshirë fëmijët romë, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që jetojnë në zona rurale ose të varfra. Ne mbështesim të nxënët gjithëpërfshirës që nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë, duke fuqizuar prindërit dhe duke trajnuar mësuesit dhe profesionistët e fushës për të hartuar plane veprimi që lehtësojnë kalimin nga arsimi parashkollor në shkollën fillore.

Nismat tona gjithashtu ofrojnë trajnime për mësuesit dhe prindërit mbi metodat e angazhimit të fëmijëve për të përmirësuar aftësitë e hershme të të nxënit dhe të lexuarit, duke promovuar njëkohësisht sigurinë dhe mirëqenien në shkolla.

Përmes bashkëpunimit me universitetet për përmirësimin e kurrikulave dhe advokimit për zërat e fëmijëve dhe komuniteteve, ne garantojmë që të gjithë fëmijët të kenë një fillim të barabartë në jetë. Ne fuqizojmë fëmijët dhe mësuesit për ndërmarrjen e veprimeve mbi  çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përfshirë matjen e ndotjes së ajrit dhe zhvillimin e klubeve ekologjike, duke rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre.