Qeverisja e të
Drejtave të Fëmijëve
Puna jonë në fushen e Qeverisjes së të Drejtave të Fëmijëve fuqizon fëmijët për një pjesëmarrje aktive në proceset lokale të vendimmarrjes, duke siguruar që zëri i tyre të jetë pjesë integrale e këtyre proceseve në çështjet që ndikojnë në jetën e tyre. Duke foqizuar grupet e udhëhequra nga fëmijët dhe duke krijuar partneritete me strukturat bashkiake, ne I mundesojmë fëmijëve, vecanarisht ata më të cenueshmit, që të bëhen advokues të të drejtave të tyre dhe nxitës të ndryshimit në komunitetet e tyre.
Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kemi vendosur standarde të qarta për pjesëmarrjen e fëmijëve, duke siguruar përfshirjen e tyre në proceset e vendimmarrjes në të gjitha nivelet. Gjithashtu, ne nxisim llogaridhënien e qeverisë, duke monitoruar alokimin e burimeve për të drejtat e fëmijëve dhe duke garantuar zbatimin efektiv të Kritereve të Përgjithshme për Pjesëmarrjen e Fëmijëve.
Në disa rajone të Shqipërisë, ne po i fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë përmes rritjes së aftësive të tyre për të avokuar për të drejtat e tyre dhe për të ndikuar në vendimet që ndikojnë të ardhmen e tyre. Grupe të udhëhequra nga fëmijët si “Voice 16+,” së bashku me përfaqësues të Qeverisjes së Fëmijëve në shkolla dhe anëtarë të Klubit Ekologjik, kanë marrë pjesë në konsultime me partnerë, me rrjete të ndryshme dhe me Komisionin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut kanë paraqitur deklaratën e tyre në OKB, në Gjenevë, duke advokuar për të drejtat e fëmijëve për një mjedis të sigurt, të ekuilibruar dhe të shëndetshëm si dhe duke ngritur çështje të tjera kyçe që ndikojnë në të drejtat e tyre.