Mbrojtja e Fëmijëve

Save the Children në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve efektive të Mbrojtjes së Fëmijëve, për fëmijët, të rinjtë dhe kujdestarët e tyre. Përmes ndërhyrjeve tona, janë krijuar rrjete mbrojtëse dhe hapësira për fëmijët dhe të rinjtë më të varfër, me fokus te fëmijët romë, fëmijët e rrugës dhe fëmijët pa kujdes prindëror, me synimin për të reduktuar rreziqet e shfrytëzimit dhe abuzimit të tyre dhe për të forcuar aftësinë e tyre ripërtëritëse.

Duke përmirësuar sistemet e mbrojtjes së fëmijëve, ne u japim fëmijëve, të rinjve dhe komuniteteve mjetet që u nevojiten për të trajtuar çështje si dhuna dhe abuzimi seksual i fëmijëve, duke ofruar njëkohësisht shërbime gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore.

Ne jemi duke promovuar përfshirjen sociale të fëmijëve dhe familjeve që përballen me sfida të shumëfishta nëpërmjet përfshirjes së shkollave dhe qendrave komunitare, duke u siguruar që këto të ofrojnë mbështetjen më të mirë të mundshme për plotësimin e nevojave arsimore dhe sociale të fëmijëve.

Me anë të shërbimeve tona psiko-sociale, jemi duke ndihmuar fëmijët në Institucionet e Kujdesit Rezidencial, Qendrat Komunitare dhe kopshtet/parashkollorët në menaxhimin e emocioneve, të  shprehurit e vetvetes, ndërtimin e vetëbesimit dhe përballjen me sfidat socio-emocionale përmes artit dhe edukimit. Duke punuar ngushtë me strukturat lokale të mbrojtjes së fëmijëve si dhe me rrjetet kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve, ne sigurohemi që fëmijët të jenë më të mbrojtur dhe që përgjigjet ndaj dhunës dhe abuzimit të jenë më efektive.