Save the Children në Shqipëri, me mbështetjen e Agjencisë Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, do të nis projektin më të ri I.N.V.E.S.T. – Inspiring New Ventures, Entrepreneurial Skills and Training (2026–2028) ‘Nisma të Reja Frymëzuese, Zhvillimi i Aftësive Sipërmarrëse dhe Trajnimi’, i cili do të prezantohet më 12 Mars 2026, në Hotel Tirana International, Salla Onufri, nga ora 10:30 – 13:00.
Projekti do të mbështesë të rinjtë, 15–29 vjeç në 3 rajone, përmes zhvillimit të aftësive, orientimit për karrierë dhe mundësive për të mësuar përmes praktikës në punë, si dhe do të nxisë një bashkëpunim më efektiv ndërmjet institucioneve të arsimit profesional, institucioneve publike dhe sektorit privat.
Eventi do të mbledhë së bashku përfaqësues nga institucionet publike, partnerë ndërkombëtarë, donatorë, sektorin privat, organizata të shoqërisë civile dhe të rinj, për të shënuar fillimin e një nisme të re që synon forcimin e mundësive për punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e aftësive profesionale në Shqipëri.
Papunësia e të rinjve dhe kalimi nga arsimi drejt punësimit mbeten sfida kryesore për shumë të rinj në Shqipëri, veçanërisht për ata që nuk janë të përfshirë në punësim, arsim apo trajnim (NEET). Projekti I.N.V.E.S.T. do të adresojë këto sfida duke forcuar sistemet e arsimit dhe formimit profesional, duke përmirësuar aftësitë që kërkohen nga tregu i punës dhe duke promovuar sipërmarrjen e të rinjve.
Projekti do të zbatohet nga Save the Children në Shqipëri dhe Save the Children Itali, me mbështetjen e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (AKPA) dhe në partneritet me ANTTARC (OJF), Confindustria Albania, IFOA (OJF Italiane) dhe Develhope (OJF italiane).
Gjatë eventit do të prezantohen objektivat e projektit, rezultatet e pritshme dhe partneritetet strategjike, duke inkurajuar njëkohësisht dialogun për forcimin e arsimit profesional dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të punësimit për të rinjtë në Shqipëri.
