Edukim
Në partneritet me Ministrinë e Arsimit, autoritetet vendore dhe komunitetet, programi ynë për Arsimin dhe Kujdesin dhe Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme synon të përmirësojë aksesin drejt një arsimi cilësor për fëmijët e margjinalizuar në Shqipëri, duke përfshirë fëmijët romë, ata me aftësi të kufizuara dhe ata nga zonat rurale dhe të varfra. Ne mbështesim të nxënët gjithëpërfshirës që nga fëmijëria e hershme e përgjatë gjithë adoleshencës duke ndihmuar prindërit dhe grupet lokale të krijojnë plane veprimi për të lehtësuar kalimin nga parashkollori në shkollën fillore.
Nismat tona gjithashtu ofrojnë trajnime për mësuesit dhe prindërit mbi metodat e angazhimit të fëmijëve për të përmirësuar aftësitë e hershme të të nxënit dhe të lexuarit, duke promovuar njëkohësisht sigurinë dhe mirëqenien në shkolla.
Përmes bashkëpunimit me universitetet për përmirësimin e kurrikulave dhe advokimit për zërat e fëmijëve dhe komuniteteve, ne garantojmë që të gjithë fëmijët të kenë një fillim të barabartë në jetë. Ne fuqizojmë fëmijët dhe mësuesit për ndërmarrjen e veprimeve mbi çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përfshirë matjen e ndotjes së ajrit dhe zhvillimin e klubeve ekologjike, duke rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre.