Ekipi Ynë

Ekipi ynë drejtues

Anila

Anila Meço

Drejtore Ekzekutive

Anila Meço është një drejuese e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me mbi 25 vite përvojë në Save the Children në Shqipëri. Prej më shumë se dhjetë vitesh, ajo drejton organizatën si Drejtore Ekzekutive, duke konsoliduar rolin e saj si një zë kryesor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në vend. Nëpërmjet bashkëpunimeve me donatorë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione vendore e ndërkombëtare, ajo ka siguruar që puna e Save the Children të ketë ndikim të vazhdueshëm dhe të prekshëm. Me diplomë MBA në Ekonomi, Anila sjell më shumë se 15 vite eksperiencë të vyer në menaxhimin financiar, administratë dhe mbledhje fondesh, si në sektorin jofitimprurës, ashtu edhe në atë privat. Ajo ka udhëhequr me sukses procese strategjike në menaxhimin e buxheteve, kontrollin financiar dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, duke kontribuar në rritjen dhe qëndrueshmërinë e organizatës në nivel kombëtar.

Refik

Refik Çela

Drejtor i Zbatimit të Programeve

Refik Çela është pjesë e Save the Children në Shqipëri që nga viti 2003, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe domethënës për më shumë se dy dekada. Me një formim të konsoliduar në fushën e arsimit dhe një përkushtim të palëkundur ndaj mirëqenies së fëmijëve, ai ka udhëhequr me sukses projekte në fusha kyçe si arsimi, mbrojtja e fëmijëve, shëndetësia, qeverisja për të drejtat e fëmijëve dhe reduktimi i varfërisë. Përpara se t’i bashkohej Save the Children, ka punuar me autoritetet vendore arsimore, duke fituar një kuptim të thellë mbi sfidat dhe potencialin e sistemit arsimor në vend. Si Drejtor i Zbatimit të Programeve, Refik drejton operacionet e përditshme të organizatës, duke siguruar menaxhim efektiv dhe ndikim të qëndrueshëm në komunitet.

Blerina

Blerina Celoaliaj

Drejtore e Zhvillimit të Programeve, Cilësisë dhe Advokimit

Me mbi 25 vite përvojë në Save the Children, ajo është një profesioniste e përkushtuar ndaj të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Gjatë karrierës së saj, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në hartimin e politikave sociale, forcimin e sistemeve të llogaridhënies dhe mbrojtjes për fëmijët, si dhe promovimin e të drejtave të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si Drejtoreshë e Zhvillimit të Programeve, Cilësisë dhe Advokimit, ajo drejton iniciativa për ndikimin në politikat publike dhe përmirësimin e shërbimeve për fëmijët. Ka një rol kyç në ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucionet shtetërore, brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar që të drejtat e fëmijëve të jenë përparësi në agjendën politike dhe institucionale të vendit. Ajo është gjithashtu mentore dhe trajnere e profesionistëve, duke ndarë ekspertizën e saj për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe më gjerë.

Ermira

Ermira Dulaj

Menaxhere e Shërbimeve Mbështetëse

Ermira Dulaj mban pozicionin e Menaxheres së Shërbimeve Mbështetëse në Save the Children në Shqipëri që prej vitit 2015. Me mbi 20 vite përvojë në sektorin jofitimprurës, ajo sjell një ekspertizë të thelluar në fushat e financës, burimeve njerëzore, prokurimit dhe administratës. Njohuritë e saj të thelluara në financë, të kombinuara me përvojën e gjatë menaxheriale, e bëjnë një profesioniste me aftesi të shumanshme dhe efektive në zbatimin e funksioneve mbështetëse të organizatës. E njohur për përkushtimin dhe pasionin në punë, Ermira synon të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve organizative dhe të garantojë një funksionim sa më efikas e të qëndrueshëm.

STATISTIKA RRETH STAFIT SAVE THE CHILDREN NE SHQIPERI

Antaret e komunitetit

Punonjës Total:

33

Antaret e komunitetit

Femra:

24

Antaret e komunitetit

Meshkuj:

9

Këto të dhëna janë përditësuar me datë 25 Shkurt 2025.