Reduktimi i Varfërisë
për Fëmijët dhe të Rinjtë

Ky program synon të fuqizojë adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri të cilët janë të prekur nga varfëria dhe diskriminimi, duke përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe duke forcuar vetëbesimin e tyre.

Përmes ofrimit të mbështetjes për familjet dhe komunitetet, programi punon për të siguruar të drejta, mbrojtje, arsim dhe mundësi të barabarta për të gjithë vajzat dhe djemtë. Për të krijuar mjedise më të sigurta dhe pa dhunë, ai ofron trajnime për aftësitë për jetën, seanca mbi migrimin e sigurt dhe programe për sigurimin e jetesës që ndihmojnë të rinjtë dhe familjet e tyre të marrin vendime të informuara për të ardhmen e tyre. 

Vëmendje e veçantë i kushtohet fuqizimit dhe trajnimit të grupeve të cënueshme mbi çështje që kanë të bëjnë me aftësitë për jetën dhe sigurimin e jetesës, duke i orientuar ata në kurse profesionale dhe duke i ndihmuar në gjetjen e vendeve të punës apo në zhvillimin e planeve të tyre të biznesit për të nisur një biznes privat. Duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në fushën e sipërmarrjes, synojmë të rrisim shanset e tyre për të gjetur punësim të qëndrueshëm, për të arritur pavarësi financiare dhe për të lulëzuar në të ardhmen.

Këto nisma gjithashtu promovojnë pjesëmarrjen në arsim dhe në trajnimet profesionale, ulin nevojën për migrim dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm brenda komuniteteve të tyre.