Politikat e privatësisë
Identiteti i Kontrolluesit të të Dhënave
Përpunimi i të dhënave tuaja personale kryhet nga Save the Children në Shqipëri (SCiA) si “Kontrolluesi i të Dhënave”. Kjo do të thotë që SCiA merr vendime mbi përdorimin dhe menaxhimin e të dhënave tuaja personale dhe mban përgjegjësi për këto vendime.
Qëllimi i Mbledhjes së të Dhënave
Na nevojitet të mbledhim, përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale për:
- të administruar dhe mirëmenaxhuar organizatën tonë,
- për të përmbushur detyrimet tona ligjore.
Lloji i të dhënave që përpunohen ndryshon në varësi të natyrës së procesit dhe qëllimit. Seksionet më poshtë sqarojnë llojet e të dhënave që mblidhen, qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të tyre.
Çfarë të Dhënash Personale Mblidhen
- Të dhëna personale
- Të dhëna sensitive
- Të dhëna gjyqësore
Mënyra e Mbledhjes së të Dhënave
Të dhënat tuaja mblidhen vetëm pasi jeni informuar në lidhje me qëllimin, mënyrën e përpunimit dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së tyre, si dhe me pëlqimin tuaj paraprak. Ato mblidhen në formë elektronike dhe fizike (dorazi).
Baza Ligjore për Përpunimin
Të dhënat tuaja përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe në përputhje edhe me Politiken e brendëshme të organizatës POLITIKË SCI: POLITIKË E MBROJTJES SË TË DHËNAVE.
Përpunimi i të dhënave
Përpunimi bëhet duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të individit, të drejtën për privatësi dhe parimet e përpunimit të drejtë, të ligjshëm dhe transparent.
Të dhënat personale përpunohen vetëm për qëllime të përcaktuara dhe të ligjshme dhe mbahen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur.
Kur të dhënat personale i përkasin një fëmije nën moshën 18 vjeç, ne duhet të sigurohemi që fëmija të mund të kuptojë pasojat e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave të tij personale. Nëse fëmija nuk është në gjendje të kuptojë, duhet të përdoret një bazë alternative ose të kërkohet pëlqimi i prindërve ose kujdestarit (përveç nëse kjo nuk është në interesin më të mirë të fëmijës).
Akses në të Dhëna
Akses në të dhënat tuaja kanë punonjësit e autorizuar të organizatës, si dhe palë të treta, të tilla si: donatorët tanë, bashkëpunëtorët, ofruesit e shërbimeve dhe institucionet qeveritare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Transferimi i të Dhënave Jashtë Vendit
Në rast transferimi ndërkombëtar të të dhënave personale, zbatohen nenet 8 dhe 9 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Afati i Ruajtjes së të Dhënave
Të dhënat tuaja personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe, në disa raste, për të përmbushur kërkesa specifike ligjore apo rregullatore.
Zbatimi i të Drejtave të Subjekteve
Përhapja apo komunikimi i të dhënave personale bëhet vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur.
Çdo person ka të drejtë të:
- njihet me të dhënat personale të përpunuara, nëpërmjet një kërkese me shkrim;
- kërkojë korrigjimin, bllokimin ose fshirjen e tyre;
- kundërshtojë përpunimin;
- mos i nënshtrohet vendimmarrjes automatike;
- ankimohet;
- kërkojë kompensimin për dëmin e shkaktuar.
Kërkesa duhet të përmbajë informacion të mjaftueshëm për të vërtetuar identitetin e kërkuesit. Organizata përgjigjet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës.
Kërkesat mund të dërgohen në: [email protected]
Masat për Sigurinë e të Dhënave
Organizata ndërmerr masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga:
- shkatërrimi i paligjshëm ose aksidental,
- humbja aksidentale,
- akses ose përhapje e paautorizuar,
- çdo formë tjetër përpunimi të paligjshëm.
Këto masa janë në përputhje me nenin 27 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar.
Per cdo pyetje apo sqarim te nevojshem ne lidhje me informacion e mesiperm, ju lutem na kontaktoni në [email protected]