Zërat e të Rinjve që Drejtojnë Zgjidhjet për Klimën

3/05/2026 | Albania

Më 30 mars 2026, fëmijë dhe të rinj nga Kosova, Rumania, Shqipëria, Spanja dhe Irlanda u bashkuan online në Samitin Ndërkombëtar të Rinisë për Klimën, ku aktivisht ndanë përvojat, idetë dhe rekomandimet për një të ardhme klimatike më të drejtë.

Samiti u organizua nga Save the Children, Oxfam dhe rrjetet e udhëhequra nga të rinjtë, duke krijuar një platformë ku zërat e tyre dëgjohen drejtpërdrejt nga vendimmarrësit kombëtarë dhe europianë.

Samiti u organizua në kuadër të projektit ‘Imagining Climate‑Just Futures’, i financuar nga BE, një iniciativë europiane që mbështet fëmijët dhe të rinjtë të imagjinojnë alternativa, të propozojnë zgjidhje dhe të angazhohen në mënyrë të strukturuar me politikëbërësit në nivel lokal, kombëtar dhe të BE‑së.

Siç u theksua në Samit: “Fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa u mblodhën online… të bashkuar nga një mesazh i përbashkët: pjesëmarrja domethënëse e të rinjve është thelbësore për të ndërtuar një të ardhme me drejtësi klimatike.”

Samiti u hap me thirrjen se pjesëmarrja e të rinjve duhet të kalojë nga konsultimet simbolike në ndikim real. Të rinjtë theksuan se ata nuk janë vetëm të prekur nga kriza klimatike, por aktorë kyç në hartimin e zgjidhjeve, kur mbështeten në mjedise të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.

Disa nga Përvojat e prezantuara nga vendet pjesëmarrëse:

KosovaUdhëheqje e gjelbër nga të rinjtë. Të rinjtë prezantuan përvojat nga një Shkollë Verore për lidership mjedisor, ku fituan njohuri dhe aftësi për të vepruar në komunitetet e tyre.

Rumania Forumi Kombëtar i Pjesëmarrjes së Fëmijëve.  Një strukturë e qëndrueshme ku fëmijët angazhohen drejtpërdrejt me autoritetet për çështje si klima, shëndeti mendor dhe arsimi.

ShqipëriaGrupet Këshillimore të Rinisë për Klimën në Bashki. Të rinjtë ndanë mënyrën se si bashkëpunojnë me autoritetet lokale për ndotjen, pyjet dhe biodiversitetin, duke përdorur metoda pjesëmarrëse si Speaking Minds. Dokumenti thekson: “Their experience showed how structured collaboration ensures that youth voices are meaningfully included in local decision‑making.”

SpanjaKonferenca lokale e të Rinjve. (LCOY) Një urë mes veprimit lokal dhe proceseve globale të klimës.

IrlandaDrejtësi klimatike nga baza. Aktivizëm kreativ dhe angazhim publik që sfidon pabarazitë dhe nxit veprim komunitar.

Pse pjesëmarrja kuptimplotë është thelbësore në nivel të BE‑së

Në sesionin e dytë, të rinjtë dhe ekspertët theksuan se politikat klimatike janë më të forta dhe më të drejta kur bashkëkrijohen me brezat që do të jetojnë me pasojat e tyre. U prezantuan nisma si Imagining Climate‑Just Futures dhe puna e Generation Climate Europe, të cilat u japin të rinjve akses në hapësirat e vendimmarrjes europiane.

Mesazhet dhe rekomandimet për Parlamentin Europian

Rekomandimet kryesore të të rinjve përfshijnë:

  • Pjesëmarrje të hershme dhe gjithëpërfshirëse
  • Hapësira të sigurta dhe respektuese
  • Përdorim të mjeteve kreative dhe digjitale
  • Struktura formale si Këshillat Rinorë të Klimës
  • Investime në edukim klimatik, hapësira të gjelbra dhe transport të qëndrueshëm
  • Mekanizma llogaridhënieje

Mesazhi kryesor: “Pjesëmarrja e të rinjve duhet të jetë praktikë e zakonshme, jo rast i veçantë.”

Samiti u mbyll me angazhimin që rekomandimet e mbledhura do të përfshihen në një dokument të përbashkët avokimi për Parlamentin Europian. Mbi të gjitha, Samiti riafirmoi se të rinjtë tashmë po drejtojnë zgjidhjet klimatike, kur u jepet hapësira, besimi dhe mundësia.