Kush jemi
Save the Children beson se çdo fëmijë meriton një të ardhme. Në mbarë botën dhe në Shqipëri, ne u japim fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t’u mbrojtur nga dëmet.
Femije

Vizioni ynë

është një botë në të cilën çdo fëmijë gëzon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

Femije

Misioni ynë

është të frymëzojë dhe nxisë rezultate te qenësishme përkundrejt mënyrës sesi bota i trajton fëmijët dhe të mundësojë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Struktura jonë

Vlerat
Përgjegjshmëria –Ne marrim përgjegjësi personale për përdorimin e burimeve tona në mënyrë efikase, për të arritur rezultate të matshme dhe për të qenë përgjegjës ndaj mbështetësve, partnerëve dhe, mbi të gjitha, fëmijëve.
Ambicie – Ne jemi kërkues ndaj vetes dhe kolegëve tanë, vendosim synime të larta dhe jemi të përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e gjithçkaje që bëjmë për fëmijët.
Bashkëpunimi – Ne e respektojmë dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin, lulëzojmë në diversitetin tonë dhe punojmë me partnerët për të shfrytëzuar forcën tonë globale për të bërë një ndryshim për fëmijët.
Kreativiteti – Ne jemi të hapur ndaj ideve të reja, përqafojmë ndryshimin dhe marrim rreziqe të disiplinuara për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme për dhe me fëmijët.
Integriteti – Ne aspirojmë të jetojmë standardet më të larta të ndershmërisë dhe sjelljes personale; ne kurrë nuk e komprometojmë reputacionin tonë dhe gjithmonë veprojmë në interesin më të mirë të fëmijëve.

Të gjitha luftërat, qofshin të drejta apo të padrejta, katastrofike apo fitimtare, bëhen kundër fëmijës.

Projekte

LAJME NGA SAVE THE CHILDREN