Menjëherë pas përmbytjeve të Janarit 2026 në zonën e Durrësit, ne u gjendëm pranë familjeve të prekura, duke ofruar ndihmë emergjente dhe mbështetje për përballimin e pasojave të kësaj situate të vështirë. Si pjesë e këtij angazhimi, Save the Children in Albania ka ofruar vakte të ngrohta rreth 420 familje në fshatra të ndryshme të rajonit të Durrësit. Kjo ndihmë ka qenë thelbësore për të përmbushur nevojat fillestare për ushqyerje të familjeve që kanë pësuar humbje dhe vështirësi të mëdha pas përmbytjeve.
Megjithatë, shumë familje – veçanërisht fëmijët – vijojnë të përballen me nevoja të shumta, përfshirë mungesën e ushqimit, veshmbathjes, artikujve të higjienës dhe atyre shtëpiakë, si dhe nevojën për mbështetje emocionale, e domosdoshme për të përballuar pasojat psikologjike të emergjencës.
Save the Children in Albania mbetet e angazhuar për të vijuar ndihmën ndaj fëmijëve dhe familjeve të prekura nga përmbytjet. Për të vazhduar këtë mbështetje jetike, nevojitet edhe kontributi dhe solidariteti juaj, në mënyrë që të mund të jemi pranë atyre që kanë më shumë nevojë.
